Pas ofendimeve të Arjanit, Ana dhe Edi largohen nga emisioni

Për'puthen si zakonisht po sjell ngjarje dramatike.

ShowBiz

29/01/2022 22:33

Autorja e programit madje ka rikthyer disa nga ish konkurrentët e sezonit të dytë, një ndër ta edhe Ana LLeshin, shkruan lajmi.net.

Duke qenë e njohur për provokimet që iu bën djemve Ana ka ndikuar të prishë raportet mes Mikelës dhe Erjonit,ku sonte pati një përballje me ta.

Por Ana e paqëndrueshme në vendimet e saj, u hodh në krahët e Edit duke lënë ana Erjonin.

Sonte në studio ajo puthi Edin gjë e cila më pas u përcoll me debate mes djemve.

Pas kësaj situate ka reaguar opinionisti Arjan Konomi i cili nuk u pëmbajt dhe i foli rëndë Anës.

Situata më tutje eskaloi dhe bëri që Ana dhe Edi të largohen nga emisioni./Lajmi.net/