Pas nënës, këngëtari i njohur humb motrën në moshën 18 vjeçare

Felicite Tomlinson, motra e Louis Tomlinson, ka ndërruar jetë në moshën 18 vjeçare.

ShowBiz

15/03/2019 18:45

Motra e këngëtarit të “One Direction”, Louis Tomlinson, Felicite Tomlinson, ka vdekur në moshën 18 vjeçare, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Kreatorja e njohur, e cila kishte 1.3 milionë ndjekës, vdiq në banesën e saj në Londër, pas raportimeve se kishte sulm kardiak.

Pasi mori lajmin për vdekjen e motrës, Louis ka anuluar koncertin në “Comic Relief”, të mërkurën.

Këngëtari i njohur kishte humbur nënën e tij, Johannah në vitin 2016, e cila vuante nga leukemia. /Lajmi.net/