Prishtina pas ndeshjes me Barcelonën: Pavarësisht rezultatit, jemi krenarë me djemtë tanë

Mabetex Prishtina ka zhvilluar ndeshjen e saj në kuadër të Ligës së Kampionëve për raundin e 32-të kundër Barcelonës.

Sport

15/01/2021 22:02

Barcelona, si kampione në fuqi, ka mposhtur lehtë Prishtinën me rezultat të thellë 9-2, transmeton lajmi.net.

Në këtë ndeshje, lojtari më i vlerësuar nga ekipi prishtinas ishte Mërgim Dervishaj, i cili shënoi dy gola.

Pas ndeshjes, përmes një postimi në rrjetin e tyre social Facebook, Mabetex Prishtina ka reguar duke thënë: “Pavarsisht rezultatit, jemi krenarë me djemtë tanë që në sfiden e parë jashtë vendit, arritën të tregojnë kualitetin e tyre”./Lajmi.net/

 

Pavarsisht rezultatit, jemi krenar me djemt tanë që në sfiden e parë jashtë vendit, arritën të tregojnë kualitetin e tyre ?.

Një jetë, një Prishtinë!

Posted by FC Prishtina Futsal on Friday, January 15, 2021