Pas ndarjes nga Rita Ora, Andrew Garfield në krahët e një femre tjetër

Andrew Garfield është parë me një femër tjetër, pas ndarjes nga Rita Ora.

ShowBiz

19/03/2019 13:01

Andrew Garfield me sa duket ka lëvizuar pasi përfundoi lidhjen me Rita Orën në fillim të vitit 2019, shkruan Pop Culture, transmeton lajmi.net.

Qarkullojnë thashetheme se ylli i “Amazing Spider-Man” ka filluar lidhjen me komedianen, Aisling Bea.

Marrëdhënia e Garfield me Orën përfundoi në muajt e parë të vitit, pasi ishin lidhur në nëntor të 2018-ës.

Sipas “Mirror”, lidhja e tyre ka përfunduar, ndërsa “E! News” raporton se aktori dhe Bea u panë duke ndjekur nga afër performancën e Hamiltonit.

Garfield përveç lidhjes me Rita Orën ishte komentuar edhe për atë me Emma Stone, lidhja me këtë të fundit përfundoi më 2015.

Para se të lidhej me Ritën, ai pati një romancë edhe me një aktore tjetër.

Por, edhe Bea thuhet se u nda nga aktori Michael Sheen, para se të shihej me Andrew Garfield. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtWQl0xBGuu/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_script