Pas ndarjes nga miliarderi arab, Rihanna në lidhje me reperin e njohur

Rihanna është në lidhje dashurie me Asap Rocky pas ndarjes nga i dashuri Hassan Jameel.

ShowBiz

29/01/2020 12:08

Ajo vetëm sa u nda nga i dashuri i saj, por tashmë ka të reja nga Rihanna, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Autorja e hitit “Work” është në lidhje me reperin Asap Rocky, vetëm pak ditë pasi u zbulua dhe ajo dhe miliarderi Hassan Jameel i kanë ndarë rrugët.

Dyshja nxitën thashethemet për romancë pasi u panë bashkë në “Big Apple” gjatë këtij muaji.

Ndërsa, thashethemet u rritën kur u drejtuan në hotelin e afërt, ndërsa një burim tha se ata kanë ndarë një suitë të përbashkët gjatë udhëtimit në Nju Jork.

Ata po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, por thuhet se Rihanna nuk dëshiron të ngutet. /Lajmi.net/