Pas ndarjes nga Carino, Lady Gaga nis një romancë të re?

Lady Gaga thuhet se ka nisur një romancë të re me Jeremy Renner.

ShowBiz

22/03/2019 15:19

Por, lajmet kanë mësuar se gjërat midis 32 vjeçares dhe yllit 48-vjeçar nuk janë “romantike”, shkruan e online transmeton lajmi.net.

“Ajo ka qenë mike e mirë e Jeremy Renner për një kohë. Ata shpesh rrijnë kur janë të dy në qytet,” thotë një burim E! Online. “Lady ka kaluar kohë të mirë me të kohët e fundit, por nuk është romantike”.

Kjo lidhje spekulohet të vijë një muaj pasi këngëtarja e hitit “A million reasons” përfundoi fejesën e saj me Christian Carino.

Thashethemet e një ndarje filluan të ‘fluturonin’ në fillim të shkurtit kur Gaga mori pjesë në ‘Grammys 2019’ pa dashurinë e saj dhe unazën e fejesës. /Lajmi.net/