Pas ndarjes me Jonida Vokshin, ja kush është brunia seksi e nipit të Ardit Gjebreas (Foto)

Një vit pas ndarjes përfundimtare nga aktorja dhe prezantuesja e “Digitalb”, Jonida Vokshi, një nga regjisorët i “E diela shqiptare” dhe “Kënga Magjike”, Iv Tase, shfaqet në krah të së dashurës së re, një brune simpatike.

ShowBiz

11/12/2016 20:31

Ajo nuk njihet në publik, por në rrjetet sociale ka ndjekësit e saj si një “fashion girl” dhe një vajzë shumë sharmant

Fotografi i ‘Panorama’ ka shkrepur këtë foto me çiftin në një mbrëmje festive për prezantimin e koleksionit të ri të fustaneve të nusërisë “Frida Xhoi&Xhei”, në hotel “Plaza” në Tiranë, pak ditë më parë. Duket se regjisori i talentuar, nipi i Ardit Gjebresë, ka pozuar pranë të dashurës, ndërkohë që nuk mungojnë fotot çift me partneren e re edhe në profilin e tij në Instagram.

Ndryshe ndodhi për vite me radhë me lidhjen e tij të gjatë me Jonidën, me të cilën ai nuk doli asnjëherë hapur publikisht, përveç rasteve kur fotografoheshin nga paparacët. Lidhja e tyre pati ulje-ngritjet e veta deri sa përfundoi me ndarje vitin e kaluar. Nga ana tjetër, Jonida Vokshi po përflitet për një histori të bukur dashurie me reperin nga Kosova, Trim Ademi, i njohur si Capial T, lidhje të cilën ajo nuk e ka pranuar ende.