Pas misionit bamirës në Liban, Dua Lipa udhëton në këtë vend

Dua Lipa së fundi ka marrë pjesë në një mision bamirësie në Liban, në bashkëpunim me UNICEF-in.

ShowBiz

16/04/2019 12:08

Dua Lipa kishte ndarë me ndjekësit disa imazhe, në të cilat tregon se u takua me refugjatë, me të cilët ndjehet se ka një lidhje personale, shkruan lajmi.net.

Pas udhëtimit në Liban, këngëtarja ka shkuar në Shangai, nga ku solli edhe imazhin e parë në rrjete sociale.

Për ndryshe, Dua Lipa së fundi është duke punuar në finalizimin e albumit të ri, ndërsa sukseset për të nuk po ndalen. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BwT-rdlFPdT/