Pas martesës, Besiku i NRG Band i kthehet “dashurisë” së vjetër

Viti 2017 mund të quhet si viti i dasmave në estradë, kjo ngase shumë prej fytyrave publike i dhanë fund beqarisë.

ShowBiz

12/11/2017 14:36

Ndër ta është edhe vokalisti i grupit NRB Band, Besnik Qaka i cili kurorëzoi dashurinë me Lolita Begollin, shkruan lajmi.net.

Pas martesës, Besniku nuk ishte parë shumë aktiv me mbrëmje muzikore, ndërsa mbrëmë ai përmes rrjeteve sociale bëri të ditur që i është rikthyer asaj që mund ta quajmë “dashni” e vjetër, pra muzikës.

Besniku-NRG Band mbrëmë kanë qenë të pranishëm në Tiranë ku performuan në një nga klubet e qytetit para një publiku të madh në numër.

Në llogarinë e tij në Instagram, Besniku ka publikuar disa video në të cilat shihet se atmosfera ishte në maksimum kur grupi këndonin në skenë. /Lajmi.net/