Pas Loret Sadikut, një tjetër yll i madh po vjen te Kosova

Kosova ka marr një tjetër lajm të mirë, pas fitores historike ndaj Azerbajxhanit mbrëmë.

Sport

21/11/2018 12:57

Përfaqësuesja e Kosovës e mposhti Azerbajxhanin në kuadër të Ligës së Kombeve, për të kaluar në play-off të Ligës së Kombeve.

Kosova do të përballet me Maqedoninë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve që do të zhvillohet në mars të vitit 2020, raporton “lajmi.net”.

Por, deri atëherë, Përfaqësuesja jonë do të ketë edhe më shumë cilësi në skuadër, pasi këtë e ka konfirmuar mbrëmë edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Ademi ka thënë se Kosova është duke e bërë gati dokumentacionin e Loret Sadikut, e që do të jetë një përforcim i madh.

Por, befasitë nuk ndalen me kaq, pasi te Përfaqësuesja jonë me gjasë do të vije edhe Florent Hadergjonaj, që aktualisht te Huddersfield. /Lajmi.net/