Pas Linda Halimit, edhe Jonida Maliqi akuzon RTSH-në

Jonida Maliqi e ka akuzuar RTSH-në.

ShowBiz

11/07/2019 22:37

Këtë vit këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi përfaqësoj Shqipërinë në ‘Eurovizion’ me këngën ‘Ktheju tokës’, shkruan lajmi.net.

Ajo e dhuroi një interpretim me shumë emocion dhe u rendit e shtatëmbëdhjeta në natën finale.

Në një intervistë të fundit, të dhënë për emisionin “Treshat”, këngëtarja ka folur rreth eksperiencës në “Eurovision”, duke cituar faktin se RTSH mund të ketë ende detyrime ndaj saj.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese pagohet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”, ka thënë Jonida Maliqi.

Kjo nuk është këngëtarja e vetme që e ka akuzuar RTSH-në për borxh, njësoj ka vepruar edhe Linda Halimi./Lajmi.net/