Pas largimit nga familja mbretërore, Meghan Markle nënshkruan me gjigantin filmik

Meghan Markle ka nënshkruar me "Disney", pas Megxit.

ShowBiz

26/03/2020 19:16

Meghan Markle do të bëjë narracionin në një dokumentar të Disney për elefantin, si punën e saj të parë pas Megxit pasi Princi Harry e nxiti atë për punë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Dukesha e Sussex u konfirmua sot si narratore (rrëfyese) për shfaqjen e re të Disney, “Elephant”, pasi burri i saj u filmua teksa po e sugjeront atë për një punë në premierën e Lion King.

Kanali Disneynature bëri njoftimin sot në Twitter, duke shkruar: “Elefanti i Disneynature, një film origjinal i transmetuar nga Meghan, Dukesha e Sussex, fillon transmetimin e 3 Prillit, vetëm në #DisneyPlus.”

Kjo vjen pasi Princi Harry kishte treguar interesimin e Meghan për t’u përfshirë në një projekt të shefit të Disney, Bob Iger, në premierën e Lion King në Londër, korrikun e kaluar, derisa çifti ishin akoma në postet mbretërore.

Kuptohet që Meghan fitimet në film i dhuron për një organizatë bamirëse të jetës së egër.

Filmi i ri Disney do të ndjekë një familje elefantësh dhe udhëtimin e tyre nëpër shkretëtirën e Kalahari në Afrikë.

Shfaqja do të jetë e disponueshme për tu transmetuar në Disney + nga 3 prilli, tre ditë pasi ajo dhe Harry zyrtarisht  largohen si anëtarë mbretëror më 31 mars.

Meghan dhe Harry tani janë në Kanada pasi u larguan nga familja mbretërore në fillim të këtij viti.

Si pjesë e marrëveshjes Megxit, çifti nuk do të jetë në gjendje të përdorë titujt e tyre. /Lajmi.net/