Pas Kinës, edhe NBA anulon sezonin?

NBA është afër vendimit të madh.

Sport

05/04/2020 10:30

Tifozët e basketbollit mund të mësojnë një lajm mjaft të hidhur gjatë këtyre ditëve.

Raportime nga ‘ESPN’ bëjnë të ditur se liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, është afër vendimit për anulimin e sezonit, transmeton lajmi.net.

Pasi CBA (Chinese  Basketball Association) anuloi sezonin, NBA po planifikon të ndjek hapat e njëjtë.

Krerët e ligës thuhet të kenë një dozë të shtuar pesimizmi, pas vendimit të CBA.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final, lidhur me fatin e këtij sezoni të NBA. /Lajmi.net/