Pas kësaj ju nuk do të kaloni më rrugën me dëgjuese në vesh (Video)

Dëgjimi i muzikës derisa jemi duke ecur nuk paraqet diçka të keqe, madje edhe ndihemi më energjik dhe të relaksuar në disa raste. Por, jo gjithmonë duhet t'i mbajmë dëgjueset në vesh, sidomos kur jemi duke e kaluar rrugën.

Bota

03/05/2016 04:40

Në këtë video shihet se si vihet në rrezik jeta e një këmbësori që ishte duke e kaluar rrugën me dëgjuese në vesh, përcjell lajmi.net

Një motorist, filloi vrullshëm lëvizjen e tij kur në semafor u ndez drita e gjelbërt por gati sa nuk e goditi një këmbësor të hutuar pasi kaloi kryqin e rrugës.

“Mendova se ai ishte duke kaluar dhe nuk kishte rrezik, ai kishte dëgjuese në vesh dhe kapelë kështu që nuk e dëgjoi motoçikletën time edhe pse bën mjaftë zhurmë”, tregoi Evans Sylvinho.

“Kur ai u kthye unë mendova se do ta godas, por fatmirësisht kalova shumë afër tij dhe nuk ndodhi asgjë e keqe”, kishte shtuar ai, i cili e postoi videon në ‘YouTube’, të martën./lajmi.net

YouTube player