Pas kërkesave të shumta nga fansat, familjarët e Luizit hapin fondacion për të

Luiz Ejlli, është banori i Big Brother Albania, i cili ka marrë zemrat e shumë shikuesve. Ai është kthyer në një fenomen, jo vetëm për shqiptarët, por edhe me gjerë, përcjell lajmi.net. Ky banor, po pranon shumë dhurata nga përkrahësit e biznese të ndryshme. Së fundmi, një familjari i tij ka njoftuar se është hapur…

ShowBiz

19/03/2023 15:51

Luiz Ejlli, është banori i Big Brother Albania, i cili ka marrë zemrat e shumë shikuesve.

Ai është kthyer në një fenomen, jo vetëm për shqiptarët, por edhe me gjerë, përcjell lajmi.net.

Ky banor, po pranon shumë dhurata nga përkrahësit e biznese të ndryshme.

Së fundmi, një familjari i tij ka njoftuar se është hapur një fondacion për të, i cili do të menaxhohet nga familjarët e Luizit.

“Mbas kërkesave të shumta dashamirëse që kemi marrë nga të gjithë fansat e Luizit kemi hapur këtë gofoundme për Luizin që menaxhohet nga në familjarët e tij. Ky është i vetmi gofoundme për Luzin”, ka shkruar ai./Lajmi.net/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm