Pas këngës “Archimed”, Stresi e ka gati duetin me Feron

Pritjes së fansave të Stresit e Feros po i vjen fundi.

ShowBiz

05/12/2020 14:39

Dy reperët e njohur të estradës sonë, Fero dhe Stresi, kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Së fundi, me anë të një postimi në Instagram, ku ndau një foto nga bashkëbisedimi me Feron, Stresi paralajmëron duetin.

“Sa jeni tu e prit mega Hitin??”, ka shkruar ai, por edhe kësaj radhe nuk ka dhënë ndonjë datë.

Kënga në fjalë pritet ta pasojë projektin “Archimed”, të cilin Stresi e lansoi dje (e premte) dhe është pjesë e albumit të tij të ri, me po të njëjtin emër. /Lajmi.net/

 

YouTube player