Pas Interit, edhe gjiganti tjetër nga Serie A kërkon Luka Modricin

Pas interesimit të Interit, është tani Juventus që po kërkon mesfushorin e Real Madrid, Luka Modric.

Sport

12/01/2019 18:39

Sipas Sport Mediaset, kampionët e Serie A janë duke monitoruar situatën e fituesit të Topit të Artë, përcjell ‘lajmi.net’.

Kontrata e reprezentuesit kroat me Real Madrid përfundon në vitin 2020, dhe siç duket ai nuk synon vazhdimin e saj.

Verën e kaluar ai ishte afër Interit, dhe Real Madrid kishte kërcënuar ‘Zikaltërit’ me raportim në FIFA për qasje të padrejtë ndaj lojtarit.

Ngecja e negociatave për vazhdimin e kontratës së Modric, ka ngjallë interesimin e Juventusit, që vitin e kaluar pikërisht nga Real Madrid transferoi Cristiano Ronaldon.

Juventus gjithashtu janë të interesuar edhe për mesfushorin Isco, që gjatë verës së ardhshme do të largohet nga Real Madrid./Lajmi.net/