Pas incizimit të publikuar, reagon Alban Ramosaj: Zëri im është imituar

Shqipëria mbrëmë nuk arriti të kualifikohet në finalen e madhe të "Eurovision Song Contest 2022".

ShowBiz

11/05/2022 14:49

Ronela Hajati përfaqësoi Shqipërinë me këngën e saj të titulluar “Sekret”, shkruan lajmi.net.

E sot blogeri Olti Curri ka publikuar një incizim ku dëgjohet Alban Ramosaj të fliste rreth përfaqësimit të Ronelës në “Eurovision”, si dhe me rezultatin që Shqipëria do të arrinte nëse ai do ta përfaqësonte atë.

 

Pas këtij publikimi ka reaguar edhe Alban Ramosaj.

Ai përmes një ‘Instastory’, është distancuar nga incizimi duke u shprehur se e gjitha është imitim i zërit të tij.

Sipas tij individë të caktuar kanë tentuar që përmes këtij incizimi ta dëmtojnë imazhin e tij.

Këngëtari ka njoftuar se lidhur me këtë rast është duke punuar me rrugët ligjore, dhe se kush do që qëndron pas këtij rasti do të merr atë që meriton.

Kujtojmë se Alban Ramosaj doli i dyti në Festivalin e RTSH-së me këngën e tij “Theje”, këngë kjo që u pëlqye jashtëzakonisht shumë./Lajmi.net/