Pas Hysajt edhe Rrahmani shërohet nga koronavirusi, gati për Napolin!

Pas Elseid Hysajt një tjetër futbollist shqiptar i Napolit ka mposhtur koronavirusin.

Sport

02/12/2020 16:07

Bëhet fjalë për kapitenin e përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani i cili u infektua gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e Kosovës dhe pas 2 javësh në karantinë do të jetë i gatshëm për skuadrën e kaltër dhe trajnerin Gattuso duke filluar nga ndeshja e kësaj të enjte në Europa League ndaj AZ Alkmaar, pasi në tamponin e fundit ka rezultuar negativ.

Mbetet për t’u parë nëse Gattuso do t’i japë minuta Rrahmanit në ndeshjen e radhës në Europa League, edhe pse kjo duket e vështirë duke pasur parasysh që mbrojtësi kosovar ende nuk ka debutuar me skuadrën jugore në këtë sezon as në Serie A e as në Evropë.

Rrahmani ka qenë i grumbulluar te Kosova në ndeshjet e nëntorit, ku kishte pësuar një lëndim në sfidën ndaj Moldavisë, të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’.