Pas humbjes së Bayernit, Kovac zbulon fajtorin

Niko Kovac po lufton qysh tani për ta mbajtur punën e tij.

Sport

07/10/2018 10:32

Bayern Munich u mposht në shtëpi nga Borussia Monchengladbach me rezultat, 0 me 3, duke e thelluar krizën e bavarezëve.

Kovac ka thënë se është i bindur që do të rikthehen, pasi skuadra e tij mund t’ia dalë.

“E di se jam te Bayerni dhe koha këtu është ndoshta ndryshe nga diku tjetër”, ka thënë Kovac pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Ne kemi luajtur shtatë ndeshje mirë dhe katër keq”.

“Ne kemi treguar se mund të bëjmë më shumë. Jam i bindur se ne mund të rikthemi dhe dua të jem pjesë e kësaj”, ka thënë në fund trajneri i Bayern Munich. /Lajmi.net/