Pas humbjes nga Young Boys, reagon CR7

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas humbjes befasuese nga Young Boys.

Sport

14/09/2021 23:16

Portugezi realizoi ndaj klubit zviceran, por në fund skuadra vendase arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, CR7 përmes një postimi në Facebook, shkroi se duhet fokusuar në ndeshjen e radhës.

“Nuk ishte rezultati që donim, por tani është koha të rikthehemi mirë dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, shkroi ai.

Ndërkohë, Ronaldo në këtë ndeshje barazoi rekordin e legjendës së Real Madridit, Iker Casillas, për më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/