Pas humbjes nga Suns, LeBron James i frustruar u nis menjëherë në dhomat e zhveshjes

LeBron James ndonëse shkëlqeu ne ndeshjen ndaj Pheonix Suns, Lakers e humbën serinë e "Play Off-it".

Sport

04/06/2021 08:28

Los Angeles Lakers kanë humbur serinë e “Play Off-it” në “Staples Arena” të Los Angelesit nga Phoenix Suns, shkruan lajmi.net.

Lakers humbën serinë me rezultatin 4-2, ku Phoenix tregoi formë të jashtëzakonshme.

Për Lakers mungoi Davis, por LeBron James ishte njëri ndër më të mirët në kampin e Lakers.

Me të përfunduar ndeshja, James u nis menjëherë për në dhomat e zhveshjes duke mos përshëndetur askënd, madje as tifozët dhe bashkëlojtarët e tij.

LeBron ishe më i miri tek Lakers me 29 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime./Lajmi.net/

YouTube player