Pas heqjes së shiritit të kapitenit, Arsenal merr një tjetër vendim për Xhakën

Arsenal do të shënjestrojë Bundesligën për të shitur Granit Xhakën në afatin kalimtar të janarit, pasi mesfushori nuk sheh më një të ardhme në veri të Londrës.

Sport

08/11/2019 08:50

Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit këtë javë pas një incidenti me tifozët e Arsenal, derisa po zëvendësohej në ndeshjen kundër Crystal Palace.

‘Gunners’ kanë kuptuar se lojtari nuk ka të ardhme afatgjate në klub, kur tani ka marrëdhënie të brishtë me tifozët.

Daily Mail raporton mbi dëshirën e Granit Xhakës për t’u larguar nga Arsenal, përcjell lajmi.net.

Tashmë është filluar të punohet për të gjetur një blerës për Granit Xhakën, me Arsenal që shpreson të shesë mesfushorin më të njëjtin çmim (40 milionë euro) siç e bleu nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016./Lajmi.net/