Pas hedhjes në pishinë, 21 vjeçari në gjendje të rëndë
Ardian Smakolli nga Rashani i Mitrovicës po lufton me jetën, pasi që është në gjendje shëndetësore të rëndë si pasojë e hedhjes në pishinën “Delfini” në Vushtrri.
Lajme
I riu është dërguar në qendrën emergjente të QKUK-së në Prishtinë për kurim, raporton Klan Kosova, që thotë se zyrtarët e pishinës nuk kanë pranuar të flasin për rastin.
Sipas mjekëve, Smakolli, i cili u shtri në spital gjashtë ditë më parë, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Doktor Basri Lenjani thotë se bëhet fjalë për një gjendje të rëndë shëndetësore, por sipas tij po bëhet trajtimi i duhur mjekësor i pacientit.
Daja i Ardianit, duke u bazuar në fjalët e dëshmitarëve, rrëfen momentin ku djaloshi kishte mbetur pa ndjenja.
“Shoku i tij, me të cilin ka shkuar Ardiani në pishinë, thotë se derisa i ka zhveshur rrobat, nipi im ishte zhveshur dhe ishte gjuajtur në ujë. Ai thotë se kur është kthyer e ka parë Ardianin të mbuluar me ujë”, tregon daja i 21 vjeçarit.