Pas Hazard e Kante, Zidane e do edhe këtë lojtar të Chelseas

Real Madrid është duke kërkuar një portier të ri.

Sport

07/04/2019 23:12

Zinedine Zidane nuk i beson Thibaut Courtoisit, andaj po kërkon një portier të ri.

Madrilenët janë në dijeni se David de Gea nuk do të largohet nga Manchester United, andaj po e shikojnë një opsion tjetër.

Real Madrid po tenton ta transferojë portierin e Chelseas, Kepa Arrizabalaga.

Portieri spanjoll u transferua te skuadra londineze në verën e kaluar për 85 milionë euro nga Athletic Bilbao, gjersa ka nënshkruar pesë vite kontratë.

Chelsea nuk do ta lejonte largimin e tij, vetëm nëse Real Madrid do të paguante rreth 100 milionë euro për të. /Lajmi.net/