Pas hallakamës politike, Kurti fton qytetarët ta rilexojnë letrën që ia dërgoi Blinkeni

Në ditën kur presioni i shteteve të QUINT-it që Kosova të mundësojë organizimin e referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur të publikojë letrën që iu dërgua nga sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blnken.

Lajme

14/01/2022 20:44

“Në anglisht dhe të përkthyer në shqip e keni letrën të cilën e mora dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Antony J. Blinken. Është përmbajtjesore, e mirë dhe që vlen të rilexohet”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në letrën e tij, Blinken ofroi mbështetjen e SHBA-së që dialogu Kosovë-Serbi të ketë në qendër njohjen reciproke. Megjithatë, në letrën e tij, ai kërkoi që Kurti të arrijë sa më shpejt marrëveshje për rrymën në veri dhe shmangien e retorikave që mbajnë larg dialogimit.

Të premten, ambasadorët e QUINT-it dhe ai i Bashkimit Evropian i shkuan Kurtit në zyrë për t’i kërkuar lejimin e organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Megjihatë, një gjë e tillë u kundërshtua zëshëm nga krerët shtetëror. Madje, Kurti i kërkoi kryeparlamentarit Glauk Konjufca të thirret seancë e jashtëzakonshme për këtë çështje.

Siç precizoi kryeministria, Kurti nga kjo seancë kërkon nxjerrjen e një rezolute të përbashkët nga partitë e tjera për kundërshtimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës. /Lajmi.net/