Pas Griezmann dhe Rodri, edhe një lojtar po i largohet Atletico Madridit – ‘Flirton’ me Inter

Skuadra e Atletico Madrid duket se do të shpërbehet gjatë merkatos së verës, pasi pas Antoine Griezmann janë edhe dy lojtarë që po synojnë largimin nga skuadra.

Sport

16/05/2019 20:22

Rodri është lojtari për të cilin Manchester City janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro, kurse së fundmi edhe Thomas Partey dëshiron largimin.

Mesfushori 25 vjeçar ka thënë se po planifikon të luaj ndeshjen e tij të fundit me ‘Rojiblancos’ kundër Levantes.

Agjenti i lojtarit ka përmendur skuadrën e Inter si një nga destinacionet e mundshme të klientit të tij, duke thënë se ata janë një top skuadër.

“Mund të them se tani nuk kam folur me asnjë, edhe nëse Inter janë një top skuadër” ka thënë Daniel Jimenez për ‘Passione Inter’, transmeton lajmi.net.

“Ka një klauzolë prej 50 milionë euro, që sipas meje është e lirë për një lojtar si Thomas” ka thënë tutje agjenti i lojtarit.

Inter, që nga vera e kaluar është në kërkim të një lojtari që mbulon mesfushën, duke kërkuar fillimisht shërbimet e Luka Modric.

Mbetet të shihet nëse ‘zi kaltrit’ do të arrijnë që të nënshkruajnë me mesfushorin e Atletico. /Lajmi.net/