Pas granatës gaz lotsjellëse, çka do të përdorë tjetër Vetëvendosja?
Tensioni i lartë dhe trazirat në Kuvend sot arritën kulmin kur opozita hodhi një granatë gaz lotsjellësi në sallën e Kuvendit, pasi që deputetët e pozitës i rezistuan përpjekjeve penguese me filikaqe dhe vazhduan me agjendën ditore të seancës.

Lajme
Pas mbylljes së detyruar të seancës, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ritheksojë qëllimin e opozitës për penguar qeverinë dhe deputetët e pozitës me çdo mjet. Ndërkaq, Haradinaj kërcënoi se “alivanosja nuk është asgjë çka do të bëjmë në të ardhmen”, duke lënë të kuptohet se mjetet do të përshkallëzohen dhe ashpërsohen.
Granata e gaz lotësjellësit është krijuar fillimisht nga shpikësi britanik Robert Yale në vitin 1848, duke përdorur përvojën e pasur kineze të fishekzjarrëve. Por, këto granata gaz lotësjellësi kanë evoluar dhe u është shtuar edhe më shumë gazi lotsjellës. Ky njihet ndryshe si gaz lakrimogjen dhe është një armë kimike që mund të shkaktojë irritim të syve, lëkurës dhe aparatit respirator, si dhe mund të shkaktojë dhimbje, të vjellura dhe ndonjëherë edhe verim. Vepron duke stimuluar glandin lakrimal që prodhon lot dhe përdoren kryesisht nga policia për të kontrolluar turmat dhe demonstratat, kurse që pas Luftës së Parë Botërore pengohet edhe përdorimi i saj në luftë nga traktate të shumta ndërkombëtare.
Granata gazl otësjellëse nuk konsiderohet armë vdekjeprurëse, mirëpo mund të shkaktojë gjendje të rrezikshme shëndetësore për ata që kanë probleme të tjera kronike. Në Kosovë është i ndaluar zotërimi, tregtimi apo përdorimi i saj nga persona civilë dhe lejohet të mbahet vetëm nga forcat e policisë./lajmi.net/