Pas fitores ndaj Schwarz, Fury ia thotë këngës, këndon diçka nga Aerosmith

Përveç se ishte spektakolar në ring, Tyson Fury ka treguar edhe aftësitë e tij në muzikë/këndim.

Sport

16/06/2019 08:56

‘Gypsy King’ arriti ta mposhtë Tom Schwarzin pas vetëm dy raundeve luftë, duke e mbyllur me nokaut teknik.

Sigurisht, pas këtij dueli, britaniku ishte jashtëzakonisht i lumtur. Ai madje testoi vetën edhe në këndim, përcjell lajmi.net.

Britaniku këndoi diçka nga Aerosmith – ‘I don’t want to miss a thing’, për gruan Paris.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon ku Fury dëgjohet teksa këndon këtë këngë, pas triumfit ndaj Schwarz. /Lajmi.net/