Pas fejesës me Eni Koçin, Genc Prelvukaj ka edhe një befasi për fansat

Ditë më parë, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi bënë të ditur se u fejuan.

ShowBiz

20/02/2019 16:40

Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, Genci dhe Eni zbuluan se janë fejuar në nëntor të vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.

Pas këtij lajmi të shumëpritur, Prelvukaj ka edhe një befasi tjetër për fansat.

Ai tregon se së shpejti vjen projekti më i ri i tij i titulluar “Lule e Borës”. “Lule e Bores” së shpejti. A jeni gati ?”, ka shkruar reperi krahas fotos.

Nga ana tjetër edhe Eni Koçi, shumë shpejt vjen me këngë të re në bashkëpunim me Olsi Bylykyn. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BuGmpKtlV9F/