Pas Dumfries, Inter kërkon edhe një tjetër mbrojtës të djathtë

Duket se largimi i Hakimit në drejtim të PSG-së ka lënë shenja të mëdha te Interi, duke bërë që klubi 'zikaltër' të mendoj edhe për një mbrojtës tjetër të djathtë, pas ardhjes së holandezit Dumfries gjatë verës.

Sport

26/10/2021 16:54

Interi ka identifikuar mbrojtësin e djathtë të Sampdoria, Bartosz Bereszynski si një objektiv transferimi – sipas Calcio Mercato.

Kampionët italianë po kërkojnë të përforcojnë këtë pozicion pasi shohin nënshkrimin e verës, Denzel Dumfries, duke luftuar për t’u përshtatur me jetën në Itali në fillimin e sezonit 2021-22.

Kontrata aktuale e Bereszynskit me Sampdoria do të skadojë në vitin 2023 dhe ai mund të jetë në dispozicion për një tarifë të ulur në janar. /Lajmi.net