Pas duelit në ndeshjen Anglia – Kosova, shikojeni çfarë kanë bërë Sterling dhe Muriq në Instagram

Raheem Sterling ka shoqëri të mirë me portierin e Kosovës, Arijanet Muriq.

Sport

12/09/2019 08:38

Raheem Sterling dhe Arijanet Muriq zhvilluan duel interesant në ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës në eliminatoret e Euro 2020.

Sterling realizoi një gol në fitoren e Anglisë me rezultat 5:3. Por, Muriq e ndali në disa raste tjera duke ia mohuar një tjetër gol, transmeton lajmi.net.

Ata ndajnë shoqëri të mirë nga koha e kaluar së bashku te skuadra e Manchester Cityt.

Në fotografinë e publikuar nga Muriq pas ndeshjes gjatë një dueli me Sterling, ylli anglez i shkroi: “Krenar me ty, po bën gjëra të mëdha”.

Nuk vonoi as përgjigja e Muriq. /Lajmi.net/