Pas dështimit në zgjedhje, mblidhet PSD-ja

Partia Socialdemokrate është mbledhur pas rezultateve të dobëta që ka treguar në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Lajme

10/10/2019 13:05

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, përmes një postimi në Facebook.

“Të motivuar”, ka shkruar ajo në Facebook.

PSD e cila në zgjedhjet e gjashtë tetorit ka garuar së bashku me AAK-në në koalicionin, dolën keq nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.

E njëjta parti, raportohet deri më tani nuk ka arritur që të sigurojë asnjë ulëse.

Derisa, koalicioni 100 % radhitet në vend të katërt, pas VV-së, LDK-së e PDK-së.