Pas dënimit nga FIFA, Chelsea merr lajmin e madh

Chelsea është dënuar me dy afate të transferimeve të lojtarëve nga FIFA.

Merkato

18/04/2019 14:42

Chelsea u dënua nga FIFA për shkak të shkeljes së rregullave të transferimeve të lojtarëve të rinj.

Klubi londineze e ka apeluar vendimin në CAS (Gjykata e Arbitrazhit në Futboll), gjersa ende nuk është marrë një vendim, përcjell lajmi.net.

Chelsea ka marrë lajmin se ata kanë të drejtë të transferojnë lojtarë, por nuk mund  t’i regjistrojnë ata deri sa të merret vendimi zyrtare se për cilët afate do të jetë vendimi në fuqi.

Skuadra londineze me shumë gjasë do ta zbusë dënimin e tyre në një afat, duke mos patur të drejtë që të transferojnë lojtarë vetëm në afatin e janarit të vitit 2020. /Lajmi.net/