Pas Davies edhe Aubameyang dyshohet për probleme me zemër – përjashtohet nga skuadra e Gabonit

Pierre-Emerick Aubameyang u la jashtë skuadrës së Gabonit për ndeshjen e tyre të dytë grupore të Kupës së Kombeve të Afrikës me Ganën pasi mjekët zbuluan se ai kishte 'lezionet e zemrës' pas-koronavirus.

Sport

14/01/2022 20:43

Sulmuesi i Arsenalit humbi fitoren e vendit të tij ndaj Komoros të hënën pasi u testua pozitiv për Covid-19 – dhe ndërsa u kthye në stërvitje në fillim të kësaj jave, stafi mjekësor vuri re se ai dhe dy lojtarë kishin probleme të vogla me zemrën pas rikuperimit të tyre.

FA e Gabonit zbuloi në një deklaratë se Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ‘nuk donte të rrezikonte’ me aftësinë fizike të Aubameyang, me shokët e tij të skuadrës Mario Lemina dhe Axel Meye gjithashtu që humbën ndeshjen me Gana për të njëjtën arsye.

Në një deklaratë të FA të Gabonit thuhej: “Pierre Emerick Aubameyang, Axel Meyé dhe Mario Lemina janë jashtë Covid (izolimit) dhe nuk mund të marrin pjesë në këtë ndeshje.

“Ekzaminimet (mjekësore) treguan lezione kardiake. CAF nuk donte të rrezikonte.’

Sulmuesi është një figurë kyçe për Gabonin duke shënuar 29 gola në 71 paraqitje për vendin e tij, duke përfshirë tre në gjashtë ndeshje gjatë vitit 2021.

Aubameyang pritej të përballej me shokun e tij të skuadrës së ‘Topçinjve’ në Thomas Partey të Ganës të premten mbrëma, por tani vetëm mesfushori 28-vjeçar do të rreshtohet në Kamerun për këtë garë.

Gaboni zgjodhi sulmuesin me bazë në Katar, Aaron Boupendza dhe sulmuesin e Saint-Etienne, Denis Bouanga si opsionet e tyre sulmuese për ndeshjen me Gana, pa asnjë shenjë të Aubameyang në stolin e zëvendësuesve me dhjetë lojtarë.

Gaboni e di se fitorja ndaj Ganës do t’i çojë ata në raundet me eliminim direkt të turneut, ndërsa Ghana po kërkojnë të regjistrojnë fitoren e parë pasi kanë humbur përballjen e tyre hapëse në Grupin C me Marokun këtë javë. /Lajmi.net/