Pas daljes nga karantina, Roberti kalon kohë të çmuar me këtë person

Robert Berisha ditë më parë përfundoi karantinën në Qendrën e Studentëve.

ShowBiz

07/04/2020 16:47

Pas ardhjes nga udhëtimi në Turqi, Robert Berisha dhe udhëtarët e tjerë u vendosën në karantinë, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari qëndroi aty për dy javë dhe pastaj iu bënë analizat të gjithë të karantinuarve, për të vazhduar më tej izolimin në shtëpi.

Pas daljes nga karantina, Roberti e ka pritur me padurim takimin me vajzën e tij Renee, me të cilën po kalon kohë të çmuar këto ditë.

Gjatë ditës së sotme, Roberti publikoi video të vajzës, e cila po relaksohej duke shëtitur me biçikltetë, teksa babai po i qëndronte afër.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në karantinë, Roberti ishte aktiv edhe me paraqitjet ‘live’ në Instagram, ku tregonte batuta të ndryshme. /Lajmi.net/