Pas dajakut me karrige, Stavileci ironizon me LDK-në

20:06 | 16 Qershor 2019

Blerand Stavileci, këshilltar i kryekvuendarit, Kadri Veseli ka reaguar pas rrahjes me karrige në Degën e III-të të LDK-së në Prishtinë.

Stavileci ka bërë një krahasim të Koventës së 9-të PDK-së ku Kadri Veseli u rizgjedh kryetar i partisë dhe procesit zgjedhor të Degës së III-të të LDK-së, duke thënë se “në të parin karriget ashtu ishin në tokë edhe pas takimit kurse në LDK u gjuajtën n’hava”.

“Viti 2019. Kosovë. Prishtinë. Sallë lart, sallë poshtë. Njerëz lart, njerëz poshtë. Karrige lart, karrige poshtë. Karrige n’tokë, karrige n’hava. Gjej dallimet!”, ka shkruar Stavileci. /Lajmi.net/