Pas Coutinho, Barcelona vjen me “bombën” e radhës

Barcelona se ka ndërmend të ndalet.

Sport

08/01/2018 17:22

Pas Philippe Coutinhos, katalanët kanë filluar të mendojnë për transferimin e radhës.

Cak i Barcelonës për afatin veror, do të jetë ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i njohur Guillem Balague, përcjell lajmi.net.

Duke parë ecurinë e çmimit të transferimeve sot në futboll, vështirë të besohet se Atletico do të pranojë ofertë më të vogël se 100 milionë euro./Lajmi.net/