Pas bllokimit nga reshjet, lirohet magjistralja Prishtinë-Pejë
Magjistralja Prishtinë-Pejë, e cila për disa orë ka qenë e bllokuar nga reshjet e shiut tashmë është hapur për qarkullim.

Lajme
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka konfirmuar për KosovaPress se tashmë rruga është liruar dhe është e lirë për qarkullim.
Ndryshe gjatë ditës pas reshjeve të mëdha të shiut magjistralja Prishtinë-Pejë ishte bllokuar për disa orë, dhe ishin krijuar kolona të gjata të veturave.