Pas Beogradit, zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit nesër në Kosovë
Kosovën gjatë ditës së nesërme do ta vizitojë edhe një zyrtar i lart i Shtëpisë së Bardhë. Mysafir i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë ushtruesi i detyrës së zëvendës-ndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështje Europiane e Euroaziatike, Matthew Palmer.

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së premte do të pret në takim ushtruesin e detyrës së zëvendës-ndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështje Europiane e Euroaziatike, Matthew Palmer.
Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë me dije se takimi mes tyre do të zhvillohet nga ora 15:00.
Matthew Palmer gjatë ditës së sotme ka qëndruar edhe në Beograd ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç është raportuar përveç tjerash, ata janë pajtuar se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës ka rëndësi vendimtare jo vetëm për procesin e integrimit në BE, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popujve në rajon.
Ata, po ashtu, kanë theksuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë në rajon, që i kontribuon stabilitetit.