Pas barazimit ndaj Chelseas, reagon CR7: Kur luan për Man United, asgjë s’është e pamundur

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas barazimit me Chelsean.

Sport

28/11/2021 21:56

“Djajtë e Kuq” u ndalen me barazim nga “Blutë” me rezultat 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Portugezi hyri në lojë si inkuadrues në minutën e 64-të, derisa ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, duke iu bërë me dije tifozëve se do vazhdojnë të luftojnë për qëllimet deri në fund.

“Është ende rrugë e gjatë dhe asgjë e pamundur kur luan për Man Unitedin. Do vazhdojmë t’i ndjekim qëllimet deri në fund”, shkroi ai.

Në ndeshjen e radhës, Manchester United do përballet me Arsenalin./Lajmi.net/