Pas barazimit me Italinë, Kosova mundet nga Rumania

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Egjipti 2021’.

Sport

11/01/2020 20:10

Dardanët janë mposhtur nga Kombëtarja e Rumanisë, me rezultat 21:32.

Rumania ishte skuadër më e mirë në pjesën më të madhe të këtij takimi, duke fituar në fund me 11 gola epërsi.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kosova ndali Italinë, duke barazuar 26:26.

Ndeshja e fundit për Kosovën, do të jetë ajo kundër Gjeorgjisë./Lajmi.net/