Pas aksidenteve të shumta, kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje ka një apel për institucionet përgjegjëse

Vetëm brenda 24 orëve në vend janë shkaktuar mbi 40 aksidente trafiku, ku pesë persona humbën jetën. Por situata me aksidentet në trafik është e njëjtë thuajse prej disa muajsh.

Lajme

07/06/2021 13:10

Por pavarësisht kësaj, Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha ka apeluar tek institucionet përgjegjëse, me theks të veçantë tek Policia e Kosovës që të aplikojnë planet operative që kanë të bëjnë me sigurinë në rrugë.

Berisha ngushëlloi familjarët që humbën më të dashurit e tyre, duke ritheksuar se “shpejtësia vret” dhe se duhet pasur kujdes.

Postimi i plotë:
Si Kryetarë i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, apeloj tek të gjitha institucionet përgjegjëse,me theks të veqantë te Policia e Kosovës, që të aplikojnë planet operative që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore në mënyrë që të ndikojnë në parandalimin e aksidenteve te trafikut.
Gjatë këtyre ditëve patëm shumë humbje në njerëz!
Ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre!
Shpejtësia vret, kujdes!
BB./Lajmi.net/