Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Pas 7 vitesh, artisti turk ndahet nga partnerja

19:03 | 7 Prill 2020

Çifti i njohur u ndan

Partnerja e artistit shumë të njohur turk, Kutsi ka deklaruar ndarjen.

Kutsi prej 7 vitesh ishte në një lidhje me Feyza Çipa dhe sipas mediave turke çifti së fundmi kanë bërë sherr. Partnerja e tij ka pranuar ndarjen me një status në Instagram duke u shprehur se nuk dëshiron më që emri i artistit të përmendet krah saj.

Kutsi është këngëtar i njohur në Turqi, por edhe aktor pasi ka luajtur në disa seriale. Ai do të shfaqet gjithashtu në serialin “Lule të vetmuara” pas disa episodesh, ku do të këndojë me kitarë përkrah Meralit.

Kutsi ka luajtur gjithashtu edhe në serialin “Emri im është ëngjëll” që transmetohet në kanalin Rtv 21. Në repertorin e tij muzikor ai ka këngë shumë të njohura dhe është një ndër artistët më të pëlqyer.