Pas 6 vitesh mungesë Cameron Diaz flet për rikthimin në kinema

Cameron Diaz rikthehet pas 6 vitesh pauzë.

ShowBiz

28/10/2020 17:26

Cameron Diaz nuk ka aktruar më që prej vitit 2014 dhe rikthimi i saj u ka bërë përshtypje të gjithëve, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

E ftuar në serinë e ‘No Filter’ në YouTube, të modeles Naomi, ajo foli rreth vendimit të saj për t’u larguar nga karriera, jashtëzakonisht e suksesshme e aktrimit, gjashtë vjet më parë.

“Unë do të kthehem dhe njerëzve do t’ju duket sikur do të jetë një aktore e re nga më të vjetrat në skenë! … Kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh ajo.

Cameron luajti së fundmi së bashku me Jamie Foxx dhe Rose Byrne një film me metrazh në vitin 2014, të muzikantit Annie në Broadway, dhe ndërkohë pas këtij viti, ajo është përqendruar në marrëdhënien e saj me bashkëshortin prej pesë vjetësh, Benji, i grupit Good Charlotte.

Ylli i kinematografisë, 48-vjeçe, mirëpriti fëmijën e saj të parë, vajzën e saj Raddix, në dhjetor të 2019-ës, me bashkëshortin Benji Madden. Ajo u shpreh se të qenit një mama, e ka bërë atë me të lumtur se çdo herë tjetër./Lajmi.net/