Pas 40 viteve u lejohet hyrja në stadium grave në Iran

Kur ekipi kombëtar i futbollit të Iranit zhvilloi të enjten në stadiumin Azadi të Teheranit një ndeshje për kualifikimet e Botërorit, interesi i madh për këtë lojë nuk ishte në fushë, por për atë çka po ndodhte në shkallët e stadiumit.

Sport

10/10/2019 17:34

Për herë të parë në pothuajse katër dekada, gratë u lejuan të blinin bileta dhe të ndiqnin një ndeshje në Iran.

Gratë filluan të mblidheshin në stadium disa orë para ndeshjes, dhe shumë ishin tashmë në vendet e tyre dy orë para se të niste takimi, përcjell lajmi.net.

Të tjerat mbërritën pa bileta – u lëshuan disa paralajmërime mbi altoparlantët që thoshin se spektatorët pa biletë të bllokuar jashtë se ata nuk do të kishin asnjë mundësi të hynin – pasi autoritetet kufizuan sasinë e vendeve në dispozicion të grave.

Kjo krijoi një skenë të çuditshme brenda stadiumit, me një cep të karrigeve të rezervuara për gratë që ishte mbushur plotë ndërsa pothuajse tërësia e pjesës tjetër të arenës 78,000 vendesh ishte kryesisht e zbrazët.

Në fund Irani mori fitore të lartë 14-0 ndaj Kamboxhias, por kjo ndeshje do mbetet historije për atë që ndodhi në shkallët e stadiumit. /Lajmi.net/