Pas 30 vitesh në pushtet dorëhiqet presidenti historik i Kazakistanit

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, i cili ka udhëhequr vendin që nga pavarësia nga Bashkimi Sovjetik më 1991, ka njoftuar dorëheqjen e tij.

Bota

19/03/2019 14:47

Gjatë një adresimi televiziv ai tha se vendimi që ka marrë nuk ishte “i thjeshtë”.

Nazarbayev, 78 vjeçar, e ka udhëhequr ish Republikën Sovjetike që nga viti 1989, së pari si udhëheqës komunist dhe më pas si president, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Nazarbayev, i cili ka ndihmuar të tërheqë dhjetëra miliarda dollarë nga kompanitë e huaja të energjisë, tha se do të vazhdojë të kryesojë Këshillin e Sigurimit dhe të mbetet udhëheqës i partisë Nur Otan që dominon parlamentin.