Partnerja e Icardit me pozë tërheqëse në shtrat

Wanda Nara u shfaq joshëse e veshur me 'bodysuit'.

ShowBiz

05/06/2020 16:31

Wanda Nara erdhi sërish me një tjetër paraqitje atraktive në rrjete sociale, duke marrë sërish vëmendjen e ndjekësve, shkruan lajmi.net.

Në pozën e fundit bardhë e zi, Wanda u shfaq e veshur me një ‘bodysuit’ të zi, duke vënë në pah gjoksin dhe këmbët.

Fotografia e saj pranoi komente e pëlqime të shumta nga ndjekësit, të cilët e komplimentonin për fizikun në formë të mirë.

Wanda Nara së fundi ka qenë shumë aktive me fotografi në veshje sportive, duke treguar se po kujdeset në maksimum për format trupore. /Lajmi.net/