Partneri i Khloe K. poston për herë të parë pas tradhtisë, fansat e bëjnë për pesë pare

Pak kohë më parë lajmi që basketbollisti i njohur Tristian Thompson tradhëtoi partneren e tij, Khloe Kardashian pak përpara se ajo ti jepte jetë vajzës së tyre, bëri bujë në të gjitha mediat nëpër botë.

ShowBiz

30/04/2018 18:46

Prej asaj kohe ai nuk ishte bërë më i gjallë në rrjetet sociale deri sa dje ka postuar për herë të parë pas ngjarjes një foto ku tregonte për fitoren e skuadrës së tij kundër “Pacers Indiana”.

Në një foto të postuar ai ka shkruar: “Çfarë atmosfere! Fitore e mrekullueshme… Presim të radhës “. Mirëpo ky postim nuk është pritur aspak mirë nga fansat e tij të cilët nuk nguruan aspak dhe filluan ta masakrojnë atë në komente dhe ti rikujtojnë veprimin e turpshëm që ai bëri.

” Provo të fitosh Khloe-n përsëri në vend të lojrave”, i ka shkruar një ndjekës. “Luan më mirë me femrat se basketboll Tristan”. “Asnjërit nuk i interesojnë fitoret e tua në basketboll, por mënyra si i i trajton të tjerët, po” e shumë komente të tjera.

Ndërkohë ka pasur dhe nga ata që e kanë mbrojtur basketbollistin duke i dal në krahë: “ Këto komente janë vërtet të këqija. Por unë nuk do të shkruaj diçka të keqe për ty. Të uroj shumë fat. Lutem për ty që të gjesh balancim dhe paqe që të dërgosh dashuri te Khloe dhe foshnja juaj”.

Edhe pse ky lajm u përfol për shumë gjatë, as ylli i ‘Keep up with the Kardashians’, Khloe, por as Tristian nuk kanë komentuar gjë mbi këtë ngjarje dhe ende nuk dihet nëse janë ndarë apo jo./xingal.