Partizani, Shkëndija dhe Vllaznia eliminohen, Laçi kualifikohet tutje në Ligën e Konferencës

Skuadrat shqiptare nuk kanë arritur rezultate edhe aq të mira në Conference League.

Sport

29/07/2021 23:07

Partizani është mposhtur sërish nga Baseli 2-0 dhe eliminohet pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 5-0, shkruan lajmi.net.

Në raundin tjetër nuk ka arritur të kualifikohet as Vllaznia që u mposht sërish nga Ael Limassol 1-0.

Edhe skuadra tjetër shqiptare Shkëndija nuk ka arritur të kaloj tutje pasi humbi edhe në ndeshjen e dytë ndaj Rigës 1-0.

Ndërsa Laçi ka ruajtur ‘nderin’ e skuadrave shqiptare sonte duke luajtur baras 0-0 ndaj Craiovas dhe kualifikohet tutje në raundin e tretë falë fitores në ndeshjen e parë 1-0.

Edhe Shkupi duket shumë afër eliminimit pasi po humb 2-0 ndaj Santa Claras pas pjesës së parë, edhe ndeshjen e parë e ka humbur 3-0.

Në raundin tjetër nga ekipet shqiptare janë kualifikuar Prishtina, Teuta dhe Laçi. /Lajmi.net/